Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Redon Xhixha “paralajmëron” rivalët me “predhën” në miqësore! Sulmuesi “ndez” tifozët para Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Redon Xhixha “paralajmëron” rivalët me
Goli i Redon Xhixhës

Në miqësoren e mbajtur së fundmi, Tirana barazoi 2 – 2 kundër Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”, aty ku sulmuesi Redon Xhixha rezultoi mes shënuesve.

Në “story”, kapiteni i bardhebluve ka postuar golin ndaj kurbinasve, e majtë “vrastare”, e cila nuk i la asnjë shans reagimi portierit rival.

Ky interpretim në diagonale prej 28-vjeçarit, është “sinjal” i qartë për kundërshtarët se Xhixha është gati dhe në versionin më të mirë.

Qendërsulmuesi vendosi këtë verë të rinovonte kontratën deri në 2028, ndërsa është pikë referimi në fazën ofensive. Para interesimit apo ndonjë page të majme nga Shkëndija e Tetovës, Redon Xhixha bëri zgjedhje “zemre”.   

"Story" i Xhixhës me golin ndaj Laçit

 

Poll

Lexo gjithashtu