Redon Xhixha
Skuadra e Tiranës po vazhdon përgatitjen për sezonin e ri në Superiore me ritëm të lartë. Në një “story” të radhës nga sulmuesi kryesor i bardhebluve, Redon Xhixha, kapiteni ndan një moment gazmor.
Pasi i shënon gol porterit Visar Bekaj në stërvitje, feston duke kërcyer si latin para portierit. “Vëllai im”, fraza që Xhixha ka shoqëruar videon.
Pas shumë aludimesh për të ardhmen e qendërsulmuesit 28-vjeçar, ai mori vendimin për t’i qëndruar besnik Tiranës, rinovimi me bardheblutë deri në verën e vitit 2028.
"Story" i Redon Xhixhës
Poll






