Teuta dhe Tirana do të përballen këtë të diel në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 21:00.
E në prag të këtij takimi, ka reaguar edhe vetë klubi durrsak në rrjetet sociale. Duke qenë se është ndeshja e parë në shtëpi për këtë sezon, Teuta fton që numri i tifozëve të jetë sa më i lartë në stadium.
REAGIMI:
Shpërndaje që ta marrin vesh të gjithë! Të dielën, në 21:00, Durrësi ndizet! Luajmë në shtëpi ndaj Tiranës, dhe tribuna duhet të jetë E MBUSHUR PLOT!
Çdo durrsak, çdo brohoritje, çdo duartrokitje ka rëndësi kjo është ndeshja ku tregojmë se qyteti është një me ekipin!
Djemtë tanë kanë nevojë për ne! Merre një shok, një familjar, një mik dhe ejani në stadium! Të bëjmë atmosferë, të japim zemër, të shtyjmë ekipin drejt një tjetër fitoreje! Mos mungo!
View this post on Instagram






