VLLAZNIA
Ndërsa na ndajnë edhe disa ditë nga ndeshja Vllaznia – Dinamo, e vlefshme për javën e 6-të në Abissnet Superiore, Bashkia e Shkodrës ka vendosur të bëjë ndërhyrje në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përmes postimit në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka publikuar pamjet kur ka filluar vendosja e 700 ndjesësve në tribunën VIP. Po ashtu, dorë do të vihen të reja edhe te pankinat e lojtarëve.
Me këto risi, stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati edhe për Kampionatin Europian U21, ku do të luhen disa ndeshje pikërisht në këtë impiant.
View this post on Instagram






