Partizani - Tirana
Në një video të fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit i është adresuar derbit të kryeqytetit, ndeshje e cila do të mbahet më datën 11 tetor, stadiumi “Air Albania”.
Krahas klipit, ku “Demat e Kuq” janë përballur me bardheblutë, shoqërohet me fraza të caktuara dhe tepër domethënëse: “Një qytet, një zemër e kuqe nuk trashëgohet.
Fitohet çdo duel, çdo sekondë. Ndjeje atë, meritoje atë. E diel, 11 tetor, 18:30, stadiumi Air Albania. Jemi gati”. Në fund, emri i Partizanit “vlon” nga “flakët”.
Kjo videomesazh është për tifozët, lojtarët e “Demave të Kuq”, sikurse paralajmërim te Tirana se çfarë e pret këtë fundjavë në derbi.
View this post on Instagram






