Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Lumë” të sharash dhe karton i kuq, “shapka” që përjashtoi nga fusha mesfushorin e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Lumë” të sharash dhe karton i kuq,
Laçi - Vllaznia

Përveç dy golave, ndeshja Laçi – Vllaznia (2 – 0), prodhoi edhe një episod të çuditshëm në minutën e 71-të. Mesfushori i ekipit shkodran, Adnard Mehmeti u godit me shapk nga tifozët, ndërsa lojtari nuk ngurroi t’i “përgjigjej”.

Në një “skenë” të tillë, ku tifozeria kurbianse rriti dozat e tensionit, e shoqëruar me të shara masive, arbitri Cjapi shkoi në vendimin drastik, karton i kuq për Mehmetin dhe përjashtimin e 25-vjeçarit nga fusha e lojës.

Përsa i takon skuadarës së Vllaznisë, pas 4 javësh të zhvilluar këtë sezon në Superiore, kuqeblutë nuk e kanë marrë ende fitoren e parë.  

Poll

Lexo gjithashtu