Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Lojtarët e Vllaznisë i bënë “GOLIN” presidentit për shkak të pagave, Alban Xhaferi zbret në fushë dhe vë duart në kokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lojtarët e Vllaznisë i bënë “GOLIN”
Logoja e Vllaznisë dhe presidenti Alban Xhaferi

Ditën e djeshme, mediat lokale në Shkodër raportuan se lojtarët e Vllaznisë bojkotuan stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura, të cilat variojnë nga 4 deri në 5 muaj.

Media lokale “VeriuSot” publikoi pamjet ku presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, ka zbritur në fushë, ndërsa në një moment vendos dorën në kokë, duke treguar situatën e vështirë në të cilën ndodhet klubi.

Përveç vështirësive financiare, të reflektuara në mospagimin e lojtarëve për një periudhë të gjatë kohore, prej 4-5 muajsh, Vllaznia ndodhet edhe në një moment delikat në aspektin sportiv.

Shkodranët mbajnë vendin e fundit në renditje pas 5 javësh të Superiores, ndërsa pak ditë më parë drejtuesit vendosën të largojnë trajnerin Edi Martini.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portali VeriuSot (@portaliveriusot)

Lexo gjithashtu