Albano Aleksi dhe Enea Jorgji
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka rikthyer në memorje kartonin e dytë të verdhë, të konvertuar në të kuq për Albano Aleksin ndaj Vllaznisë, të akorduar nga arbitri kryesor Enea Jorgji.
Rasti i mësipërm përkon me fazën “Final Four” të Superiores, ku skuadra rrogozhinase fitoi 2-1 në stadiumin “Air Albania”.
“Kur ajo të jep të gjitha shenjat, por prapë të refuzon…”, postimi i Egnatias, ku fillimisht Aleksi gëzoi, por që ky moment lumturie zgjati pak te kapiteni i kampionëve, pasi Jorgji i nxori kartonin e dytë të verdhë, përjashtimin nga loja.
View this post on Instagram






