Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vazhdon spektakli në Superiore, e gjithë vëmendja te Partizani – Tirana! Egnatia dhe Dinamo me “mision” për të kapur Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon spektakli në Superiore, e gjithë vëmendja te Partizani
"Abissnet Superiore", sezoni 2026/2027

Sonte do të luhen tre ndeshjet e fundit që përmbyllin javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Fillimisht do të jetë sfida mes Laçit dhe Egnatias që do të zhvillohet prej orës 13:30 në Kurbin.

Kampionët do të kërkojnë maksimumin e pikëve për të mos u shkëputur nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Teuta e cila mposhti Skënderbeun 2-0. Edhe në radhët e kurbinasve ekziston e njëjta ambicie për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes me Dinamon.

Prej orës 18:30, Superiore rezervon spektaklin e vërtetë, derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”, i vendosë këto dy skuadra në një moment delikat në kampionat dhe ringritja e tyre mund të vijë pikërisht në një “betejë” që premton emocione që nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit.

Sakaq, në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Dinamos. Dueli i cili zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” përkon edhe me ndeshjen e parë në stol për trajnerin Csaba Laszlo te shkodranët, ndërsa te “blutë” kryeqytetas “jeton” motivi për të vazhduar ritmin e shkëlqyer të rezultateve.

Lexo gjithashtu