Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U mposht 2-1 nga Elbasani, Nevil Dede flet pas humbjes së parë në Superiore: Do vijë një ditë që do gabosh! Gjendja e Bitrit? Jam optimist

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht 2-1 nga Elbasani, Nevil Dede flet pas humbjes së parë në
Nevil Dede

Egnatia ka pësuar humbjen e parë në kampionat, duke u mposhtur nga Elbasani në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundon 2-1 në favor të verdhebluve. Pas duelit, ka folur për mediat dhe trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede.

“Çfarë do të bëje ndryshe? Në momentin që humbet një ndeshje do vijë një ditë që do gabosh. Nuk do ribëja asgjë nga e para dhe do e përgatisja po njësoj. Djemtë luftuan deri në fund. Duhet të pranojmë rezultatin.

Bitri? Jam i mërzitur me ndodhinë që pësoi. Kishim dy javë që e ruanim. Do bëhet një kontroll dhe do mësojmë më shumë. Jam optimist që Bitri do rikthehet dhe se është shumë i rëndësishëm për ne.

Gabimet? Nuk ka lidhje, me mentalitetin dhe mendësinë. Nuk e di si kundërshtari ia doli. Është një gjë që nuk rikuperuam dot. Duhet ti japim merita dhe kundërshtarit. Ata ia dolën dhe ne nuk ja dolëm dot.

A vuat në thyerjet e linjave? Është e drejtë. Në fund fare prandaj gjërat nuk shkuan fare ashtu siç duam. Patëm kontrollin, por nuk ishim finalizues si duhet. Në momentin që nuk shënon edhe rezultati nuk funksion. Albanese mund të bënte më mirë, ishte nën mesataren e tij, pavarësisht sa u shërbye nga shokët e skuadrës.

Ku u prish ekuilibri? Nuk u surprizuam. Paguam dënimin. Dhe të përdorim vetëm entuziasmin dhe nuk e morën siç duhet. Gaboi e gjitha linja e mbrojtjes. Kjo ishte historia e ndeshjes. Në fund të episodit të javës së 4, shpërdoruam shumë raste dhe falëm dy gola. Kështu bëhet gara më e bukur, por nuk na vjen mirë. Isha i përgatitur që do të vinte, por shpresoja të vinte pak më vonë. Tani duhet ti shohim gjërat pozitive”, tha Dede.

Poll

Lexo gjithashtu