Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Trajneri t’i thërrasë mendjes”, moderatori shqiptar “shpërthen” kundër Florin Bratu te Partizani: Nuk mund të bëjë eksperimente laboratorike çdo moment

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri t’i thërrasë mendjes”, moderatori shqiptar
Florin Bratu dhe Partizani

Moderatori dhe gazetari sportiv, Altin Sulçe, pjesë e emisionit “Mega Sport” në A2CNN, ka pasur kritika të mëdha për trajnerin e Partizanit, Florin Bratu, duke marrë edhe shembull konkret se si mund të përmirësohet situata:

“Partizani të sistemojë njëherë derën e shtëpisë, e cila është mbrojtja. Rregullojmë shtëpinë, hapim dhe mbyllim derën njëherë. Kjo është puna e parë.

Pastaj shikojmë oborrin. Nëqoftëse trajneri Florin Bratu do të shkojë lart me Partizanin, ti fillimisht duhet të mbyllësh derën. Ti (ekipi i Partizanit) pëson 8 gola në 4 ndeshje, ky është problem i madh.

Trajneri duhet t’i thërras mendjes, duhet të kuptojë që është te Partizani. Nuk mund të bësh eksperimente labratori çdo moment. Ti zotëri, duhet të vendosësh ata lojtarët me eksperiencë në mbrojtje. Të markojë mesfusha dhe pastaj të shënojë sulmi”.       

Poll

Lexo gjithashtu