Saliou Sembene te Partizani
Pasi e ka mbyllur kapitullin me Partizanin, qendërmbrojtësi Saliou Sembene është shumë pranë kalimit te Dinamo. Burime për “Newsport.al”, bëjnë të ditur se lojtari senegalez ndodhet në bisedime të avancuara me klubin dinamovitë.
Prej korrikut, 24-vjeçari afrikan ka mbetur pa ekip, çka do të thotë se me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës me parametra zero.
Semebe e njehe mirë Superioren, jo vetëm kaq, por ai ka fituar edhe titullin dhe Superkupën e Shqipërisë me “Demat e Kuq”, respektivisht në sezonet 2022-2023 (kampionati) dhe 2024 (Superkupa).
Ky kalim në progres e sipër, do të marrë edhe “nuanca trdhtie”, pasi rivaliteti mes klubeve të kryeqytetit është i madh.






