Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Tirana prodhoi futboll rruge, ekip i lodhur!" Menaxheri "godet" taktikat e trajnerit Klafuriç te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana prodhoi futboll rruge, ekip i lodhur!" Menaxheri
Dean Klafuric

I pranishëm në emisionin “Ora Sport” në Ora News, menaxher futbolli, Roland Çelmeta, ka folur me kritika të ashpra për paraqitjen e Tiranës ndaj Egnatias, java e 10-të në Abissnet Superiore.

Për Çelmetën, loja e prezantuar nga ekipi i drejtuar prej Dean Klafuriç ngjasonte me “futboll rruge”:

“Mua nuk m'u duk shumë ndeshje e bukur nga Tirana ndaj Egnatias. Pamë një Egnatia me ‘gëzofin’ e ekipit kampion që di ta luajë çdo lloj ndeshjeje, e mirërreshtuar në fushë, një Albano Aleksi që ishte në qendër të fushës, sikurse organizatori i skuadrës.

Një ekip i shtrirë në fushë. Kurse Tirana, përveç atij golit, ishte një ekip i shthurur, pa disiplinë taktike, ekip i lodhur dhe këtu fajin kryesore e ka trajneri.

Duke ditur që po luan ndaj kampionëve, duket e mirëlexuar Nevil Deden, rreshtimin në fushë, arrite të marrësh avantazhin dhe nga ai moment, pashë te Tirana një futboll rruge. E përsëris, pa disiplinë. Zëvendësimet me shumë vonesë. Mua nuk më pëlqeu Tirana fare."

Lexo gjithashtu