Tirana dhe Partizani
“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë jo vetëm tifozët, por edhe klubet.
“Rekordmenët” e Shqipërisë, me 26 titujt e fituar në kampionat, pak minuta më parë kanë bërë një postim mjaft “goditës”, duke i rikujtuar “Demave të Kuq” se kush është “zoti i shtëpisë” në këtë përballje, sikurse pesha e “fanelës”.
Dueli do të mbahet të dielën, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Pas 5 javësh në Abissnet Superiore, Tirana mban vendin e 6-të në tabelë me 5 pikë, kurse Partizani një “shkallë” më poshtë, pozitë jo e “denjë” për dy nga ekipet më të titulluara në elitën e futbollit të Shqipërisë.
View this post on Instagram






