Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana mbyll “hesapet” me merkaton, bardheblutë i “përvishen” sezonit të ri në Superiore me miqësoren përballë rivalëve (DATA-ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana mbyll “hesapet” me merkaton, bardheblutë i
Tirana

Tirana ka marrë një “fytyrë” të re me Dean Klafuriç në stol. Kroati mori vendime të rëndësishme në stolin e bardhebluve, duke plotësuar boshtin e skuadrës me afrimin e 10 lojtarëve, përfshi këtu dhe tre të tjerë që i përkasin “shtëpisë”, pra nga akademia.

I njëjti numër përkon me ata të larguarit, çfarë do të thotë se kryeqytetasit i kanë hyrë një procesi tranzicioni të plotë për të qenë plotësisht të gatshëm për Superioren që starton javën pasardhëse, më 22 gusht.

Pikërisht, në këtë mision ku Tirana do kërkojë me çdo kusht rikthimin në vendet e para të tabelës në hierarki, klubi ka caktuar dhe miqësoren që do ta luajë përballë një rivali të kampionatit siç është Laçi. Ndeshja do të luhet të shtunën në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Me përfundimin e fazës përgatitore në Turqi, Tirana e Klafuriç e sheh veten gati për një edicion me më shumë pritshmëri dhe një fund të lumtur, ndryshe nga ajo çfarë ndodhi në sezonin e fundit kur skuadra i shpëtoi në limite rënies një kategori më poshtë.

Poll

Lexo gjithashtu