Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta zbret në fushë me synim të qartë, Skënderbeu “all-in” për të ndryshuar “fytyrë”! Sot luhet edhe Elbasani - Vora

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta zbret në fushë me synim të qartë, Skënderbeu
Teuta-Skënderbeu

Ditën e sotme janë planifikuar dy ndeshje në Abissnet Superiore, të cilat përkojnë me “çeljen” e javës së 6-të. Teuta kryesuese pret në “Niko Dovana” Skënderbeun, ora 18:30.

Durrsakët janë të "karikuar" për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive, ndërsa trajneri Edlir Tetova ia ka dalë të krijojë bosht në ekip, të cilët po përballen më së miri me rivalët.

Skënderbeu, nga krahu tjetër, mban pozicionin e parafundit në tabelë, ende pa fitore. Po në orën 18:30, do të mbahet edhe sfida Elbasani – Vora.

Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket se janë rikthyer në “normalitet”, me rezultate dhe lojë, kurse Vora vazhdon të “notojë në ujëra të turbullta”, me 3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit.

Lexo gjithashtu