Teuta do të përballet me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë prej orës 18:30.
Për këtë përballje që shënon dhe rikthimin e durrsakëve në “aksion” për të vazhduar me formën e mirë të rezultateve, klubi ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku u “thërret” tifozëve që të jenë të shumtë në numër.
“Mbështetja nga tribuna është kontributi më i madh që mund t’i japim skuadrës sonë në këto momente”, shkruan Teuta.
Në tabelën e klasifikimit, Teuta mban kryesimin me 13 pikë duke treguar që në këtë fillim të sezonit që është kandidate për titullin. Ekipi i Edlir Tetovës ndiqet nga Egnatia dhe Dinamo që mbeten në këtë stad dhe rivalët e durrsakëve.
View this post on Instagram






