Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta nuk tregon “mëshirë” as në miqësore, durrsakët “deklasojnë” kundërshtarin me spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta nuk tregon “mëshirë” as në miqësore,
Teuta

Është tashmë e qartë se Teuta i ka vënë “piketat” mbi titullin në “Abissnet Superiore”. Edhe pse duhet gati një javë që kampionati të rikthehet në “bazë”, durrsakët po tregojnë një formë të jashtëzakonshme dhe kjo reflektohet edhe në miqësoren e fundit që kanë fituar përballë Kukësit, 5-0.

Në këtë “test” spikatën si zakonisht sulmuesit si Pedro, Umejiego dhe Daci, ndërsa “shenjën” e tyre e lanë edhe Wotlai e Kallaku. Një sinjal që ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova po “shkel gazin” për t’u rikthyer aty ku e la, në krye dhe për të vazhduar me këtë ecuri fantastike.

Sfida e ardhshme e Teutës përkon me Skënderbeun, takim i cili do të luhet më 11 tetor, prej orës 18:30 në stadiumin “Niko Dovana”. Momentalisht, “Djemtë e Detit” kryesojnë tabelën e klasifikimit me 13 pikë, një më shumë se ndjekësit më të afërt si Egnatia dhe Dinamo.  

Poll

Lexo gjithashtu