Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta e tij nuk di të ndalet në Superiore, Edlir Tetova flet pas fitores me Skënderbeun: Pjesa e parë perfekte, skuadra bën atë që unë u kërkoj

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta e tij nuk di të ndalet në Superiore, Edlir Tetova flet pas
Edlir Tetova

Teuta vazhdoi aty ku e la, duke u rikthyer në kampionat me një fitore bindëse përballë Skënderbeut. Sfida e vlefshme për javën e 6-të në “Abissnet Superiore”, përfundoi 2-0 në favor të skuadrës durrsake. Pas duelit të zhvilluar në Durrës, foli për mediat dhe trajneri fitues, Edlir Tetova.

"Vijomë në rrugën e duhur? Mendoj mirë, ishte një ndeshje e mirë sidomos pjesa e parë. Presingu më shumë. Momenti kur u rinisëm, dhe i balancuam format e presingut dhe pas daljes me të kuq menduam vetëm për mbrojtjen.

Strategji, e zgjidhni skuadrën që ta bëni kundërshtarin të vuajë, menduat se rrezikuat? Jo nuk ishte me diktim. Ishte forma e presingut. Skënderbeu ndryshoi skeme. U detyrova unë 4-2-3-1 që ta kishim më të qartë. Me 2-0 është një rezultat nuk është shumë i favorshëm, je ok në avantazh. Pastaj u detyruam me 10 lojtar, menduam për balancim më të mirë dhe nuk lamë hapësira.

Sa të gëzon që dhe sot dhe pak dozë fati, porta e paprekur? Sigurisht që sulmi i shënon gola dhe mbrojtja të afron me kampionatin dhe kjo jep besim. Është ligji i futbollit. Pjesa e parë ishte perfekte. E rëndësishme është që skuadra del dhe bëjnë atë që unë kërkoj. Sigurisht që kjo do vazhdimësi. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte vuajtja e pjesës së mbrojtjes.

Hierarki? Ua kam shpjeguar lojtarëve, kush të më duhet atë do të fus. Siç është me Woltain dhe Maçollin. Sigurisht që priten ata që vijnë nga dëmtimet dhe pastaj skuadra është e plotë”, tha Tetova.

Lexo gjithashtu