Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Testi” final para Superiores, Teuta e Edlir Tetovës zbret sonte në fushë (ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Testi” final para Superiores, Teuta e Edlir Tetovës zbret
Teuta

Teuta do të sfidojë sonte Bylisin, në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet prej orës 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Një përballje që do të vlejë më shumë për t’i dhënë shtysën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë në “Abissnet Superiore”, të cilën skuadra e Edlir Tetovës do ta luajë në kryeqytet përballë Partizanit, më 22 gusht.

Duhet thënë se “Nëndetësja”, ishin ndër më aktivët në këtë merkato, duke pësuar një tranzicion të theksuar në organikë, me transferimet e bujshme dhe largimet me peshë.

Ndaj dhe marrë parasysh “testet” e zhvilluara deri më tani, kjo e fundit përballë ballshiotëve do të japë një panoramë më të qartë rreth formacionit që mund të “skicojë” durrsaku në ndeshjen hapëse ndaj “të kuqve” të kryeqytetit.

Poll

Lexo gjithashtu