Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të zhgënjyer, por me kokën lart”, kapiteni Bruno Dita nuk ia përton arbitrit pas eliminimit: Hodhi poshtë ëndrrat dhe djersën e të gjithë lojtarëve, nga padrejtësitë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Të zhgënjyer, por me kokën lart”, kapiteni Bruno
Bruno Dita

Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Dinamos, Bruno Dita, ka mbajtur një qëndrim në rrjetin e tij social në Instagram, dy ditë pas eliminimit të skuadrës nga “play-off” i Conference League, aty ku u mposhtën në transfertë përballë qipriotëve të Pafos me rezultatin 4-2.

Kapiteni Dita shprehet se pavarësisht se zhgënjimi ndihet në kampin dinamovit, kontributi që të gjithë lojtarët kanë në fushë bënë që ata që largohen me kokën lartë nga kjo eksperiencë e rëndësishme europiane, ndonëse nuk ia dolën që t’i shkonin deri në fund këtij misioni historik.

Më tej, mbrojtësi i “bluve” të kryeqytetit nuk ngurroi të akuzojë edhe kryesorin e sfidës mbi nivelin skandaloz me të cilin e gjykoi këtë përballje, duke theksuar se falë tij u hodh poshtë e gjithë ëndrra dhe djersa e klubit, së bashku me të lojtarëve.

Në fund, Dita pati dhe një mesazh për sezonin e ri në kampionat.

REAGIMI: 

Netët europiane u mbyllën këtu për këtë vit.

Largohemi me kokën lart dhe me krenar për të gjithë kontributin e lojtarëve në fushë dhe të gjithë atyre që qëndruan në prapaskenë me klubin. Po ashtu, shumë të zhgënjyer që ëndrrat dhe djersa e këtyre djemve u hodh poshtë nga një performancë skandaloze e arbitrit në një fazë kaq të rëndësishme.

Ne ecim përpara sepse padrejtësitë duhet të na bëjnë akoma dhe më të fortë. Tani fokusin te kampionati. Forca Dinamo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

Lexo gjithashtu