Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Statistika identike! Milinkovic dhe Bratu, dy trajnerët që “shkatërruan” identitetin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika identike! Milinkovic dhe Bratu, dy trajnerët që
Florin Bratu dhe Mladen Milinkovic

Trajneri kroat, Mislav Karoglan, ka marrë drejtimin e Partizanit që prej ditës së djeshme dhe misioni është i qartë, ringritja e “Demave të Kuq”, të cilët mbajnë vendin e parafundit në tabelë.

“Dëmet” e lëna nga trajneri Florin Bratu janë të mëdha. Në 6 ndeshje zyrtare që “timonieri” rumun drejtoi 17 herë kampionët e Shqipërisë, mori vetëm 1 fitore, e pasuar me 1 barazim dhe 4 humbje, e thënë ndryshe, 0.67 pikë për ndeshje.

Këto numra bënë që drejtuesit e Partizanit të mos humbisnin më kohë, me largimin e Bratut. Të njëjtat statistika pati edhe trajneri serb, Mladen Milinkovic. Vetëm 6 takime rezistoi, më pas erdhi largimi.

Të dhënat e Milinkovic ishin 4 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim, po ashtu me mesataren e 0.67 pikë për ndeshje. Të dy këta trajnerë kanë ndikuar për keq në imazhin e Partizanit, një ekip që lufton për mbijetesën, e jo më për lavdinë, siç i ka hije.

Lexo gjithashtu