Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sot treguam fytyrën e vërtetë të Elbasanit”, Ardit Nikaj “shkel gazin” pas dopietës dhe fitores: Jemi kandidat për titull

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot treguam fytyrën e vërtetë të Elbasanit”,
Ardit Nikaj

Sulmuesi Ardit Nikaj, “vulosi” fitoren e Elbasanit ndaj Egnatias, e fituar 2 – 1 nga verdheblutë, java e 4-të e Abissnet Superiore. Pas ndeshjes, Nikaj u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat:

“Dua të falënderojë gjithë djemtë për fitoren. Sot treguam fytyrën e vërtetë të Elbasanit. Si sulmes e kam më shumë qejf fazën ofensive. Objektiv personale kam të ndihmojë ekipin me sa më shumë gola dhe ta çojmë Elbasanin aty ku i takon.

Kam bërë zgjedhjen e duhur. Elbasani është kandidat për titullin, ashtu siç ndodhi edhe vjet, ku e humbi për vetëm 1 pikë. Fillimisht mu duk më e lehtë kur erdha këtu në Superiore, por dua të jap më të mirën.

Detyra ime është të ndihmojë më shumë ekipin me sa më shumë gola. Goli më special, ishte ai i dyti, sepse ishte edhe hera e parë që shënoja dy gola në një ndeshje të Superiores”.

Poll

Lexo gjithashtu