Skënderbeu u mposht nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme të javës së gjashtë të Superiores. Sfida e zhvilluar në Durrës, përfundoi 2-0 në favor të durrsakëve, ndërsa foli për mediat pas duelit, trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj.
“Do them vetëm diçka. Të gjitha skuadrat që luajnë përballë nesh marrin karton të kuq. Rezultatet kanë munguar është e vërtetë. Na bëjnë faulle që nuk ndëshkohen. Po shohim çudira.
Ndeshja e gjashtë, keni ndryshuar sistemin edhe historinë e lojës? Keni shumë të drejtë. Të gjitha skuadrat ndryshojnë në sisteme loje. Shfaqen në mënyra të ndryshme. ËSbhtë bërë vetë futbolli. Ne kemi përdorur vetëm dy sisteme. I kushtëzuar nga kushtet detyrohesh. Kemi bëër një skuadër për të ndërtuar formacionin që lojtarët ti dalin për zot pozicioneve. Disa janë shqiptar, janë të huaj dhe duan kohën e tyre që të lidhen dhe kjo besoj ka ndikuar. Dhe kjo do kristalizohet dhe do ndërtohet në bazë të skemës 4-2-3-1.
Skënderbeu shkarkon shumë energji për gol, si zgjidhet? Po ta shikosh kemi zhvilluar 5 takime jashtë. Dashje pa dashje. Është fillim kampionati dhe skuadër e re që ka ardhur në kampionat. Vështirësitë janë të mëdha. Është çështje kohe, edhe besimi gradualisht duke kaluar ndeshjen. Diferenca mes vendeve, janë 3 pikë, përjashto vendet e para. Unë shoh këtë tjerën që skuadrës tonë i dalin lojtarë me të kuqe”, tha Ahmataj.






