Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu i “pret hovin” Egnatias pa zbritur në fushë, korçarët "trembin" kampionët e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu i “pret hovin” Egnatias pa zbritur në
Egnatia - Skënderbeu

Skënderbeu e ka nisur disi “zbehtë” sezonin e ri në Abissnet Superiore. Të besuarit e Julian Ahmataj grumbullojnë vetëm 1 pikë pas 2 javësh, ama kanë treguar nivel të kënaqshëm në lojë.

Barazimi mëse i merituar ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe humbja vetëm në fund karshi Dinamos. Sonte prej orës 18:30, “Ujqëritë” do tentojnë të marrin pikët e plota në Rrogozhinë përballë kampionëve të Egnatias.

Edhe pse në “letër” konisderohet në trajtë të pamundur që Skënderbeu të dalë me pikë në Rrogozhinë, statistikat “ngrohin”. Në 5 ndeshjet e fundit mes ekipeve të mësipërme, mbizotëron baraspeshë totale, 2 fitore për secilin kampi dhe një ndeshje e mbyllur në barazim.

Po ashtu rezultati më i thellë nuk ka shkuar më shumë se 2 – 0 (Skënderbeu – Egnatia 2 – 0, 16 mars, 2024). Në këtë “lupë”, ekipi korçar pritet të jetë “mur” për kampionët, ndryshe nga sa ka rezultuar deri tani Tirana dhe Vora për Albano Aleksin me shokë.   

Skënderbeu i “pret hovin” Egnatias pa zbritur në
5 ndeshjet e fundit

 

Poll

Lexo gjithashtu