Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu – Elbasani, dueli në Korçë i ndalon hapat falsë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu – Elbasani, dueli në Korçë i ndalon hapat
Elbasani - Skënderbeu, foto nga sezoni i kaluar

Skënderbeu dhe Elbasani do të përballen ditën e sotme në stadiumin e Korçës për llogari të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë do të luhet prej orës 16:00.

Ky duel nuk i lejon më hapat fals dhe kjo vlen për të dyja skuadrat që kanë një formë me oshilacione dhe nevoja për pikët maksimale i detyron që të hidhen në fushë me kërkesa të qarta.

Skënderbeu si pritës nuk e ka provuar ende fitoren këtë sezon. Një ecuri e kombinuar me 3 humbje dhe 3 barazime që përkon dhe me vendin e fundit në klasifikim. Një pozicion që sigurisht shqetëson në kampin e korçarëve.

Në anën tjetër, edhe te Elbasani ndihet i njëjti risk. Një tjetër ndalesë do të thoshte “ç’ekuilibrim” për skuadrën verdheblu dhe distancë më të thelluar me skuadrat që aspirojnë së paku zonën europiane.

3 pikët janë i vetmi opsion për të dyja skuadrat, teksa një barazim nuk do të kënaqte absolutisht asnjërën. Ndaj edhe në Korçë, vlen shprehja: Gjithçka ose asgjë.

Lexo gjithashtu