Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skema që ndryshoi rrjedhën e derbit, si Dean Klafuriç futi “nën rrogoz” Partizanin me sulmuesin vendimtar

Shkruar nga NEWSPORT
Skema që ndryshoi rrjedhën e derbit, si Dean Klafuriç futi
Tomislav Kis duke festuar me tifozët pas golit

Ishte minuta e 62-të, kur Dean Klafuriç futi në fushën e lojës Tomislav Kis në vend të Eridon Dacit, çast që vendosi edhe rrjedhën e derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sulmuesi kroat fillimisht shërbeu saktë për Bojan Ilievskin në minutën e 80-të për t’i kthyer epërsinë bardhebluve, ndërsa në të 85-tën shënoi po vetë pas një penalltie të fituar nga Hazrollaj.

Fakti që Kis hyri në pjesën e dytë si zëvendësues, kur loja ishte ende në barazim 1-1, tregon për një vendim të zgjuar dhe cinik të trajnerit Klafuriç, i cili studioi lëvizjen në çastin e duhur për t’i dhënë goditjen rivalit dhe marrë fitoren e parë në derbi.

Tashmë që Tirana është “këndellur” disi nga rezultatet me oshilacione, i vendos bardheblutë përpara një sfide të madhe për të ruajtur të njëjtin ekuilibër e sidomos për të mbajtur ritmin e bilanceve.

Lexo gjithashtu