Skënderbeu ka reaguar publikisht lidhur me informacionet e fundit që kanë qarkulluar për situatën e merkatos së klubit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi korçar ka mohuar se shifrat e publikuara së fundmi pasqyrojnë situatën reale, duke theksuar se çështja lidhet me procedurat e pagesave në lidhje me kompensimin e stërvitjes dhe kontributet e solidaritetit, duke siguruar që klubet që kontribuan në zhvillimin e një lojtari të marrin pagesa të ligjshme nga transferimet e lojtarëve (FIFA Clearing House).
Këto mos pagesa kanë sjellë bllokimin e merkatos pa një afat të caktuar, si dhe pagesën e një gjobe prej 5 mijë dollarë dhe 2.5 % kamatë vonesë për çdo shumë.
Sipas Skënderbeut, aktualisht procesi ndodhet në fazën e verifikimit pranë FIFA-s, ndërsa klubi ka dorëzuar dokumentacionin dhe marrëveshjet përkatëse. Klubi korçar kërkon kështu të sqarojë situatën dhe të shmangë keqinterpretimet mbi gjendjen e merkatos, duke pritur përfundimin e procedurave zyrtare pranë FIFA-s.
View this post on Instagram






