Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Si kontakt normal në zonë?!” Hygerta Sako HABITET nga komenti i Klajdi Kolës, shkak pretendimi për penallti

Shkruar nga NEWSPORT
“Si kontakt normal në zonë?!” Hygerta Sako HABITET nga
Klajdi Kola dhe Hygerta Sako

Specialisti i moviolës në RTSH, Klajdi Kola ka bërë një “rezyme” për rastet e diskutueshme në ndeshjen Elbasani – Egnatia, e përfudnuar 2 – 1 për verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic. Komenti i Klajdi Kolës për episodin e minutës së 53-të të ndeshjes, ka habitur disi moderatoren Hygerta Sako:

Klajdi Kola: “Minuta e 12-të, Albanese kërkon penallti, por nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë. Mbrojtësi nuk kishte se ku të shkonte. Te rasti i Grudës, nuk kemi penallti, por ama s’duhej as karton i verdhë për stimulim. Korne e padhënë në minutën e 37-të. Vendimi i gabuar. Minuat e 53-të, kontakt normal loje në zonë, jo penallti".

Hygerta Sako: “Si kontakt normal loje në zonë?!”

Klajdi Kola: “Kontakt normal loje, janë të dy lojtarët në shpejtësi e sipër. Diallo kthen topin, Sota e pret atë. Janë të dy si pasojë e inertësisë së lëvizjes. Mbrojtësi nuk bën asnjë gabim, sepse nuk ka ku të shkojë. Përplasje normale”.

Poll

Lexo gjithashtu