Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shkëlqeu në ndeshjet evropiane me Dinamon, Fabjan Përndreca bën “prapa kthehu”! Mbrojtësi i thotë “JO” kalimit përtej kufijve, gati ribashkimi me Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në ndeshjet evropiane me Dinamon, Fabjan Përndreca
Fabjan Përndreca

Dinamo mund të buzëqeshë sërish! Fabjan Përndreca pritet të qëndrojë tek kryeqytetasit edhe për këtë sezon të ri të “Abissnet Superiore”. Mbrojtësi i cili është nën kontratë me Bylisin ka vendosur të bëjë një “prapa kthehu” për të ardhmen e tij, ndërsa javë më parë u përfol për një transferim përtej kufijve .

Burimet për mediat raportojnë se 19-vjeçari do të jetë pjesë e klubit të Dinamos dhe pritet të jetë një element “force” në prapavijën dinamovite dhe një “aset” për trajnerin Ilir Daja. Kështu, e ardhmja e Përndrencës mund të jetë një kapitull i mbyllur, ndërsa formula me të cilën do të kryhet kjo tratativë mbetet ende e pazbuluar.

Kujtojmë se Përndreca shkëlqeu në ndeshjet evropiane që Dinamo zhvilloi në kualifikueset e Conference League, madje duke u kthyer shpejt në një figurë të rëndësishme në formacionin bazë pas paraqitjeve mbresëlënëse. Shumë shpejt do të ketë edhe një konfirmim të këtij “operacioni”, me Fabjan Përndrecën që do të mbetet “blu” për këtë sezon.

Lexo gjithashtu