Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shënoi golin e fundit në fitoren “poker” përballë Partizanit, Eridon Qardaku: Të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e mbarë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e fundit në fitoren “poker”
Eridon Qardaku

Dinamo fitoi derbin përballë Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në Vorë, përfundoi me rezultatin 4-2.

Pas ndeshjes, ka folur edhe Eridon Qardaku, lojtari i cili shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit të këtij dueli në minutën e 78-të.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur pasi derbit janë gjithmonë të bukur. Shumë i lumtur për fitoren, shumë i lumtur edhe për golin gjithashtu. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë dhe besoj se jemi në rrugën e mbarë. Forca Dinamo”, është shprehur Qardaku.

Poll

Lexo gjithashtu