Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Pas duelit që u zhvillua në "Elbasan Arena", futbollisti i verdhebluve foli për mediat.
“90 minutëshi i parë, si është ndjerë Boriçi? Jam ndjerë shumë mirë, çunat dhe stafi më kanë mbështetur në maksimum.
Sa e ka ndihmuar Boriçi ky rregulli i ri? MË ka ndihmuar shumë dhe shpresoj të vazhdoj kështu.
Merr përsipër më shumë seç duhet, vjen kjo nga momenti i mirë apo e ndjen më shumë fanellën? Besoj janë të dyja, edhe karakteristika dhe se e ndjej fanellën. Edhe pjesën e topit ta nxjerr poshtë.
Te rasti i parë tentove portën apo asist? Tentova të godisja portën, por kërceu pak topi”, tha Boriçi.






