Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prova e parë për të fituar besimin e tifozëve në “Loro Boriçi”, trajneri i ri i Vllaznisë mes “dy zjarreve”

Shkruar nga NEWSPORT
Prova e parë për të fituar besimin e tifozëve në
Csaba Laszlo

Vllaznia do të presë Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”, për sfidën e vlefshme të javës së 6-të të “Abissnet Superiore. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë për trajnerin e ri të Shkodranëve, Csaba Laszlo.

Rumuno-Hungarezi u zyrtarizua pak ditë më parë nga klubi, duke u afruar si pasues i Edi Martinit. Me një përvojë ndërkombëtare të theksuar dhe çmime që e klasifikojnë si profil që mund të shpëtojë Vllazninë nga “përmbytja”.

Përballë është Dinamo, një skuadër që bilancet e ndeshjeve të fundit i ka vetëm fitore. “Blutë” kryeqytetas mbajnë vendin e tretë në kuotën e 12 pikëve dhe në këtë stad, pas rikthimit në normalitet të kampionatit, nuk kanë ndërmend të heqin “këmbën nga gazi”.

Ndryshe, kjo mund të përkthehet edhe si një “lojë zjarri” për Laszlon. Në njërën anë është besimi që duhet të fitojë tek tifozët dhe kjo vetëm në rast se ia del të mposhtë një Dinamo të papërmbajtshme. Në anën tjetër, ekipi i Ilir Dajës e ka vërtetuar se sa “uri” kanë për gol, 14 të shënuar në 5 ndeshjet e fundit, përfshi këtu dhe miqësoren me Otrantin e Ulqinit, 4-1.

Lexo gjithashtu