Elbasani ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën përgatitore të zhvilluar në Ptolemaida të Greqisë. Verdheblutë kanë treguar formë pozitive në fushën e lojës, duke regjistruar rezultate inkurajuese për stafin teknik në nisje të këtij sezoni të ri.
Në ndeshjen e parë, Elbasani siguroi një fitore minimale por të rëndësishme me rezultatin 1-0, ku autor i golit vendimtar ishte Nikaj. Ndërsa në ndeshjen e dytë, skuadra ka konfirmoi formën e mirë të saj duke triumfuar sërish, këtë herë me shifrat e thella 3-1. Për verdheblutë në këtë takim spikatën shënuesit Boriçi, Tresa dhe Lukoki, të cilët vulosën suksesin e radhës në tokën greke.
Forma e mirë e shfaqur në këtë fazë përgatitore, tregon qartë forcën dhe dëshirën që ka ekipi para nisjes së sezonit të ri.
View this post on Instagram






