Elbasani - Vora, pamje nga ndeshja e sezonit të kaluar
Elbasani pret Vorën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 18:30.
Për këtë përballje, verdheblutë kanë njoftuar dhe për shitjen e biletave. Në tribunën ViP, çmimi shkon në 2000 lekë të rinj, ndërsa për tribunat A/B 1000 lekë të rinj.
Sa i takon tribunave E/D/F, çmimi i biletës kap 300 lekë të rinj, ndërsa C dhe G3, 200 lekë të rinj dhe respektivisht 500 lekë të rinj. Hyrja për femrat, sakaq, do të jetë falas. Tifozët që duan të jenë të pranishëm në stadium, ftohen ti tërheqin biletat në “Elbasani Official Store”, pranë stadiumit.
View this post on Instagram






