Elbasani-Vllaznia
Elbasani dhe Vllaznia do të përballen këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 18:30.
“Lufta” mes dy ekipeve ka nisur disa ditë para sfdës, me anë të postimeve në rrjetet sociale. Vllaznia “provokoi” kundërshtarin, duke vendosur në posterin e ndeshjes Emiljano Mustën, një ish të Elbasanit.
Në krahun tjetër këta të fundit, posterin e publikuan me Rubin Hebajn, Ardit Nikajn dhe Elmando Gjinin, 3 shkodranë dhe ish-ë të Vllaznisë, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram






