Në radhët e Vllaznisë janë njoftuar ndryshime të rëndësishme. Vioresin Sinani ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga posti i drejtorit sportiv, kërkesë kjo që është pranuar nga presidenti Alban Xhaferi.
Burimet në Shkodër raportojnë se në vend të tij pritet të emërohet Alban Neziri. Ky i fundit ka marrë edhe besimin e drejtuesve të klubit, duke qenë se i përket edhe familjes shkodrane, ndaj dhe prania e tij shihet si zgjidhje për të ndryshuar disi situatën e zymtë.
Kujtojmë se ditë më parë edhe në stafin teknik u njoftuan ndryshime. Fillimisht ishte largimi nga detyra i trajnerit Edi Martinit që u pasua nga rumuno-hungarezi Csaba Laszlo. Sa i takon Sinanit, ai pritet të zhvendoset në një tjetër rol, atë të drejtorit të Akademisë.
Sa i përket skuadrës shkodrane, “dilemë” mbetet se çfarë zgjidhje do t’u jepet pagave, të cilat kanë detyruar lojtarët të mos paraqiten sot në stërvitje, 3 ditë para sfidës me Dinamon në “Loro Boriçi”.






