Partizani-Bylis
Partizani ka fituar 2-0 përballjen miqësore ndaj Bylisit. Sfida u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” pa praninë e tifozëve e zhvilluar ditën e djeshme.
Të kuqtë e drejtuar nga Florin Bratu fituan pa shumë vështirësi dhe pse kishte ndryshime të shumta në formacion. Golat u shënuan nga Kazeem në minutën e 49-të dhe Bintsouka në minutën e 65-të. Të kuqtë arritën të shënonin dhe golin e tretë por u vlerësua si pozicion jashtë loje nga anësori.
Partizani po kalon një formë mjaftë të mirë në testet miqësore ku njohin vetëm një humbje në sfidën e parë ndaj Besës dhe katër përballjet e tjera flasin vetëm në favor të “demave”.
View this post on Instagram
Poll






