Tirana mposhti 1-0 Laçin, në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të të Superiores. Pas duelit të zhvilluar në stadiumin e Vorës, foli për mediat trajneri fitues, Dean Klafuriç.
“Fitore më e vështirë apo e rëndësishme për skuadrën tuaj? Të dyja, ishte e vështirë dhe e rëndësishme për ne. Laçi është një kundërshtari i vështirë dhe do të doja ta përgëzoja për mënyrën si luanin. E suportonin njëri tjetrin. Dhe është shumë e vështirë të luaje kundër tyre. Nuk na përshtaten me mënyrën se si luajtëm. Për këto arsye ishte e rëndësishme fitorja për ne dhe për faktin se lojtarët e mi ishin jo në kushtet optimale të tyre dhe të fushës.
Më shumë se 90% e lojtarëve. Jam shumë i lumttur që reaguam në pjesën e dytë. U zgjuam dhe ishim taktikisht më të mirë se në pjesën e parë. Dhe është shumë e rëndësishmee kur sje në kualitet dhe në ditën tënde. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ekipe me kualitet. Normalisht janë qënie humane dhe nuk kanë gjithmonë në ditën e tyre më të mirë.
Pas minutës 70’ ndikuan vetëm ndërrimet? A ndikoi vendosja në mbrojtje e Laçit? Siç e thashë ishin shumë agresiv, shumë kompakt dhe arsyeja që ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Pasi ndërruam Dacin, ndryshuam edhe taktikisht në disa gjëra, Berisha shkoi në të djathtë dhe bëri shumë mirë. Ndaj dhe ai shënoi golin. Ne ndryshuam pak taktikën tonë dhe vendosëm lojtarë që të luanin më mirë në linjat e ndërmjetme. Edhe Hazrollaj nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Tirana nuk ishte ajo që nuk jemi mësuar si në derbi? Po, e pranoj. Ishim poshtë nivelit tonë të cilësive. Ka shumë arsye. Lojtarët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Jo çdo ditë do krijojmë histori. Është dhe nga lojtarët. Nuk ishim mirë dhe agresiv. Por normalisht që jam dakord që nuk luajtëm siç kemi luajtur. Por pavarësisht kësaj treguam kualitet dhe se lamë Laçin të krijojë shanset”, tha Klafuriç.






