Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pas grushtit dhe penalizimeve shembullore, Vllaznia merr vendimin e rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Pas grushtit dhe penalizimeve shembullore, Vllaznia merr vendimin e
Edi Martini dhe Alban Xhaferi

Java e 2-të e Superiores u mbyll në mënyrën më të keqe për Vllazninë, jo vetëm barazimi 1 – 1 kundër Elbasanit, por kulmoi me grushtin e presidentit Alban Xhaferi ndaj asistentit Ergys Spahiu, e pasuar me 15 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Vendimi i rreptë nga Disiplina u mor edhe ndaj trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, me 6 ndeshje pezullim për shkak të sjelljes josportive.

Për ta harruar këtë “tablo”, klubi shkodran ka shpërndarë postim të rëndësishëm për tifozët në rrjetet sociale. Gjithçka ka të bëjë me kartën e anëtarësisë, si shenjë përkatësi dhe identiteti në përshkrimin e klubit kuqeblu.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu