Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, Partizani ka ndarë formacionin më të mirë të javës në Superiore për javën e 10-të, aty ku spikasin tre lojtarët e “Demave”, portieri Pano Qirko, mbrojtësi David Atanaskoski dhe mesfushori Dion Vata.
Qirko ishte i pakalueshëm në katërkëndësh, duke u mohuar gola të sigurt rivalëve durrsakë, ndërsa Atanaskoski shënoi golin vendimtar me vlerën e tre pikëve. Gjithashtu, edhe Vata u veçua për performancën e tij tejet pozitive.
Si rrallëherë këtë edicion, duket se tek të kuqtë kanë reaguar në çastin që pritej më shumë prej tyre, duke i shkaktuar Teutës humbjen e dytë të sezonit. Ndaj edhe me të drejtë, prania e tre lojtarëve në formacion si dhe përzgjedhja e Mislav Karoglan si trajneri fitues, justifikon punën e bërë nga kolektivi për të arritur tek fitorja e parë pas 6 ndeshjeve.
Duhet ende punë e rrugë për të kuptuar nëse kjo “thyerje” e bilancit negativ do të ndryshojë qasjen e Partizanit për të provuar që të shkëputet nga vendi i fundit në tabelën e renditjes. Do të jetë shumë e vështirë për të besuarit e Karoglan që të arrijnë këtë objektiv minimal. Ana psikologjike vlen shumë në raport me përgatitjet për ndeshjet që do të vijnë.
View this post on Instagram






