Skënderbeu ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para ndeshjes që do të luajnë me Elbasanin në Korçë. Klubi u bën thirrje tifozëve që të jenë pranë ekipit në stadium pasi mbështetja e tyre është një forcë shumë e madhe, sidomos në ditë të vështira.
Në këtë postim, klubi i Skënderbeut shprehet se janë koshientë që rezultatet nuk janë përkthyer me performancën që skuadra ka dhënë në fushë dhe se sot është momenti që të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë moment delikat ku ndodhen korçarët.
“Të gjithë në strofull sot”, është thirrja e Skënderbeut, teksa do të sfidojnë prej orës 16:00 Elbasanin. Pozita në renditje reflekton edhe këtë kërkesë të veçantë të klubit në rrjetet sociale, ku sot më shumë se kurrë, sipas tyre, duhet prezencë në stadium që skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj të marrë zemër dhe të marrë fitoren e parë të sezonit.
View this post on Instagram






