Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk mjafton vendi i fundit dhe largimi i Martinit, FIFA i “ngul thikën” Vllaznisë! Mijëra euro që do të paguajë klubi shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjafton vendi i fundit dhe largimi i Martinit, FIFA i “ngul
Vllaznia dhe FIFA

Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat, bëhet e ditur se klubi i Vllaznisë ka dalë i humbur në lidhje me “përplasjen” financiare ndaj mesfushorit kroat Amir Kahrimanovic.

Sipas institucionit “Dhoma për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve” në FIFA, klubi shkodran do t’i paguajë Kahrimanovicit 11.499 euro, si dhe 2.000 euro të tjera interesa.

Mesfushori 27-vjeçar u ankua në FIFA për pagesat e prapambetura të muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2025.
Amir Kahrimanovic iu bashkua Vllaznisë në verën e vitit 2024 dhe luajti vetëm një sezon me kuqeblutë.

Për ekipin shkodran, sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë, vendi i fundit në tabelë, largimi i trajnerit Edi Martini dhe tani edhe një gjobë e majme.

Lexo gjithashtu