Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk mjafton seria pozitive dhe “rikthimi” i Xhixhës te Tirana, Partizani e nis derbin me “GOL” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjafton seria pozitive dhe “rikthimi” i Xhixhës te Tirana,
Partizani - Tirana

Ditën e nesërme, prej orës 18:30, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi “Air Albania”.

Edhe pse bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuric vijnë nga një seri prej 3 ndeshjesh pa humbje dhe rikthimi i sulmuesit Redon Xhixha si protagonist me gola, këto nuk “ngrohin” përballë “Demave të Kuq”.

Sipas bastoreve, fitorja e Partizanit kuotohet me koeficientin 2.40, kundrejt 2.75 për Tiranën. Barazimi nuk e kalon 3.00.

Pas 5 javësh në Abissnet Superiore, Tirana e drejtuar nga Klafuric mban vendin e 6-të në renditje me 5 pikë, ndërsa Xhulio Skuka me shokë një “shkallë” më poshtë, pozita e 7-të (4 pikë), larg pritshmërive.

Nuk mjafton seria pozitive dhe “rikthimi” i Xhixhës te Tirana,
koeficientët

 

Lexo gjithashtu