Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk luajtëm keq”, Qatip Osmani s’e bën dramë pas humbjes me Egnatian: Kishim iniciativë, por ka të bëjë edhe mungesa e eksperiencës

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk luajtëm keq”, Qatip Osmani s’e bën dramë
Qatip Osmani

Laçi u mposht 0-2 nga Egnatia, në sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Superiores. Pas duelit të zhvilluar në Kurbin, ka folur për mediat dhe trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani. 

“Sa keq të vjen për sot? Sigurisht që vjen keq sepse momenti kur kishim iniciativë, kur krijuam raste, bëmë gabimin dhe nuk duhet të ndodhë. Megjithatë, sa i përket angazhimit dhe lojës në përgjithësi mendoj se nuk luajtëm keq dhe kjo nuk e zmadhon këtë humbje.

Përveç pjesës së parë, nuk tentuat me topat vertikal. Duke patur në gjirin tuaj lojtarë, pse nuk e furnizojnë edhe më shumë, Traore furnizohet shumë pak? E para pse nuk ka luajtur shumë topat vertikal ishte dhe mbyllja e Egnatias. Pjesa e dytë me futjen e Karajt. U munduam ta hapnim me Bekan. Të hapet vendosja dhe nëpërmjet kësaj hapjes dhe të provojmë me topat vertikal. Disa gabime nga gabimet jo preçize dhe me kundërshtar si Egnatia penalizon.

I vetmi problem, eksperienca, apo ka edhe ndonjë problematikë tjetër? Absolutisht po, me 0-0 ishim në sulme me 6-7 lojtarë. Minusi 1-0 ishte rezultat aktiv dhe kishte kohë për t’u barazuar. Këto janë shenjat e mungesës së eksperiencës”, tha Osmani.

 

Lexo gjithashtu