Edlir Tetova, Vllaznia dhe Ilir Daja
Vllaznia po përjeton një nga nisjet më të dobëta të kampionatit në historinë e saj, vetëm 2 pikë pas 4 javësh dhe 8 gola të pësusar. Dy disfatat radhazi kundër Partizanit dhe Laçit, kanë bërë që “sirenat e alarmit” të bien akoma më shumë.
Por situata mund të përkeqësohet akoma edhe më shumë te shkodranët. Katër javët e ardhshme do të jenë vërtetë shumë të nderlikuara në “letër” për kuqeblutë, të cilët përballen me Teutën, Dinamon, Egnatian dhe Tiranën.
Ky moment i vështirë për Vllazninë, mund të rezultojë “lehtësim” për trajnerët Edlir Tetova (Teuta) dhe Ilir Daja (Dinamo) për të futur në “kasafortë” 3 pikët.
ndeshjet e Vllaznisë
Poll






