Dinamo do të përballet këtë të enjte me Pafos, në kuadër të “play-off” të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 21:00.
Ndërsa të dielën, do të përballet me Vorën, në javën e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Pikërisht për sfidën ndaj vorakëve, klubi dinamovit i dërgoi kërkesë zyrtare FSHF-së për shtyrjen e saj.
Mirëpo, kërkesa është hedhur poshtë dhe “djemtë” e Ilir Dajës duhet t’i bëjnë ballë ngarkesës së kalendarit. Kujtojmë se brenda 7 ditëve, Dinamo do të luajë 2 ndeshje evropiane dhe një kampionati.
Pra sfida përballë Vorës do të luhet atëherë kur ishte parashikuar, të dielën e 23 gushtit. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe nis në orën 18:30.






