Teuta-Tirana
Teuta dhe Tirana do të përballen këtë të diel, në kuadër të javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të nisë në orën 21:00.
Një duel që është “ndezur” disa ditë para, për shkak të një postimi të klubit durrsak të rrjetet sociale. Në posterin e “Ndeshjes së Radhës”, Teuta ka provokuar Tiranën.
Kjo për shkak se në atë poster ka vendosur një ish bardheblu, siç është Florjan Përgjoni. Ky i fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Tirana, ndërsa Teuta ka zgjedhur këtë mënyrë për të “ndezur” ndeshjen.
View this post on Instagram






