Egnatia
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka uruar për ditëlindjen mesfushorin dhe kapitenin Albano Aleksi. Sot, lideri i skuadrës rrogozhinase mbush 34 vjeç dhe kampionët e Superiores i kanë kushtuar një dedikim special.
“Urime ditëlindjen, kapiten! Albano Aleksi, truri i ekipit, forca dhe zemra e mesfushës sonë! Të urojmë shëndet, lumturi dhe sa më shumë suksese me fanellën e Egnatias! Gëzuar ditëlindjen, kapiten!”, shkruan klubi nga Rrogozhina.
Të dielën, Egnatia udhëton në Laç, ku do të përballet me kurbinasit për javën e 6-të të Abissnet Superiores.
View this post on Instagram






