Egnatia - Skënderbeu
Sonte prej orës 18:30, do të nis java e 3-të në Abissnet Superiore me ndeshjen Egnatia – Skënderbeu. Kampionët në fuqi do të luajnë në fushën e tyre, “Arena Egnatia” ndaj rivalit korçar.
Pas dy javësh të zhvilluara, rrogozhinasit janë perfekt, pikë të plota dhe 6 gola të shënuar. Në takimin e sotëm ndaj Skënderbeut, në “letër” nuk pritet që Egnatia të has probleme, marrë në konsideratë momentin fantastik.
Në 5 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, ku rrogozhinasit kanë qënë pritës, rivali korçar nuk ka bilanc premtues, 1 fitore, 1 barazime dhe 3 humbje.
Poll






